Zelenski thirrje për paqe në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky i është rikthyer edhe një herë kërkesës për dialog me Rusinë. Por ai shprehet se çdo marrëveshje për paqe do të varet nga tërheqja e trupave të Moskës në situatën e para nisjes së pushimit. Ai tha për mediat se është lideri i "Ukrainës, jo i një mini-Ukraine".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Deklaratat janë bërë në kohën kur Rusia po lufton për të marrë dhe ato pak hapësira të mbetura pa pushtuar në Mariopol, teksa pjesa e mbetur e forcave të Ukrainës dhe disa civilë janë të rrethuar në fabrikën e çelikut "Azovstal".

“Për të ndalur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, hapi i parë duhet të jetë rikthimi i situatës që nga 23 shkurti”, iu përgjigj ai pyetjes nga BBC-ja, duke iu referuar një dite para fillimit të luftës.

Zelensky bëri thirrje për rifillimin e dialogut diplomatik midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Pavarësisht faktit se ata shkatërruan të gjitha urat tona, unë mendoj se jo të gjitha urat janë shkatërruar, në mënyrë figurative”, tha ai.

Sipas analistëve kjo deklaratë përcakton se Kievi mund të mos insistojë në rimarrjen e Krimesë përpara se të bëjë paqe me Rusinë.

Gadishulli u aneksua nga Rusia tetë vjet më parë.