Shitet mbi 100 mijë $ bluza ushtarake e Zelensky-t
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2022, 21:53
Bluza e "famshme" ushtarake e Volodimir Zelenskyt është shitur mbi 100 mijë dollarë në një ankand për mbledhjen e fondeve për Ukrainën në Londër.
Sipas mediave të huaja, këto para do të shkojnë për ndihma humanitare për Ukrainën, e cila u pushtua nga Rusia në shkurt.
Zelensky mbajti një fjalim në një lidhje video përpara ofertës në mbledhjen e fondeve ‘Brave Ukraine’, gjatë së cilës ai lavdëroi Mbretërinë e Bashkuar dhe Boris Johnson, i cili e ka vizituar atë në Kiev.
