Shpërthimi tragjik në hotelin luksoz, shkon në 32 numri i viktimave, dhjetëra po mjekohen në spital

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm në hotelin luksoz me 5 yje "Saratoga" në qendër të Havanas të premten.

Mes viktimave janë katër fëmijë dhe adoleshentë.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve, pasi 19 persona të tjerë mbeten të zhdukur.

Mbi 80 të plagosur po trajtohen në spital.

Në hotel nuk kishte turistë, pasi ka dy vite që është mbyllur për shkak të pandemisë.

Punëtorët dhe punonjësit e hotelit, megjithatë, po përgatiteshin që ta rihapnin të martën.

Në momentin e shpërthimit brenda godinës punonin 51 persona, nga të cilët 11 mbetën të vdekur, 13 të zhdukur dhe gjashtë janë duke u trajtuar për lëndime.

Të tjerët arritën të dilnin në kohë.

Një turiste spanjolle 29-vjeçare që po ecte pranë hotelit mbeti e vrarë gjithashtu dhe bashkëshorti i saj u plagos rëndë.

Ngjarja, e përjashtuar si një sulm nga autoritetet kubane, ndodhi të premten në mëngjes kur një kamion cisternë me gaz të lëngshëm po i shërbente një rezervuari hoteli.

Katër katet e para të hotelit me 5 yje Saratoga, i njohur për pritjen e personazheve të famshëm si Mick Jagger, Beyoncé dhe Madonna, u rrafshuan nga shpërthimi.

Shpërthimi tragjik në hotelin luksoz, shkon në 32 numri iShpërthimi tragjik në hotelin luksoz, shkon në 32 numri iShpërthimi tragjik në hotelin luksoz, shkon në 32 numri i