Forcat ruse bombardojnë një shkollë në Ukrainë, dy të vrarë e 60 nën rrënoja
Dyshimet e perëndimit por edhe vetë Ukrainës për një luftë të ashpër në lindje të vendit janë konkretizuar. Të dielën, forcat ruse kanë bombarduar një shkollë ku strehoheshin 90 civilë, nga të cilët 60 kanë vdekur si pasojë e flakëve.
Avionët rusë bombarduan një shkollë në një fshat në lindje të Ukrainës duke lënë të vdekur të paktën 60 persona në rajonin e Lluganskut.
Guvernatori i Lluganskut, Sergej Gajdaj tha se forcat rusë lëshuan bomba në një shkollë ku strehoheshin rreth 90 persona duke shkaktuar një zjarr që përfshiu gjithë godinën.
“Zjarri u shua pas gati katër orësh, më pas rrënojat u pastruan dhe për fat të keq gjetëm trupat e dy vetave. 30 persona u evakuuan nga rrënojat, shtatë prej të cilëve të plagosur. Ndërsa 60 të tjerë me gjasë kanë vdekur nën rrënoja.”
Ukraina dhe Perëndimi kanë akuzuar forcat ruse se po targetojnë civilët duke shkaktuar krime lufte, të cilat Moska i refuzon.
Lufta 10-javore në Ukrainë ka vrarë mijëra persona, ka shkatërruar qytete dhe ka bërë që 5 milionë ukrainas të lënë shtëpitë dhe vendin e tyre.
