Gjesti heroik i gazetarit, lë transmetimin live, vrapon për të shpëtuar 10-vjeçarin që po mbytej në det

Një gazetar ka bërë një gjest heroik, ndërkohë që po transmetonte live.

Sipas mediave të huaja, ai ka lënë transmetimin e drejtëpërdrejt dhe ka vrapuar për t’i shpëtuar jetën një fëmije që po mbytej në ujë.

Sipas 7NEËS, gazetari Paul Burt,  teksa po raportonte nga një plazh në Surfers Paradise, Paul Burt vuri re një djalë i cili rrezikonte të mbytej duke bërë serf.

Burt vuri re që fëmija ishte në rrezik, dhe në at moment ka lënë mikrofonin dhe ka shkuar për të shpëtuar fëmijën, i cili ishte në moshën 10-vjeçare.

Burtit iu deshën disa minuta për të arritur tek djali,  ku dhe i ka shpëtuar jetën.

“Ishte një djalë 10-vjeçar që u tërhoq nga dallgët dhe duke qenë me peshë të lehtë, ai arriti të qëndronte mbi det. Rreth katër ose pesë prej nesh u hodhën brenda në det dhe tërhoqëm përsëri në plazh. Ai është mirë, është i vetëdijshëm, po flet.”-tha Burt.