Eksluzive për Why?Not/ Ja si është marrëdhënia e Adrola Dushit me të birin

E ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, modelja Adrola Dushi, ka folur se si është marrëdhënia e saj me të birin.

Modelja u shpreh se për djalin e saj është e gatshme të bëjë gjithçka, ndërsa ka theksuar se ndihet e bekuar që ka një fëmijë të tillë.

Adrola Dushi: Për Troin nuk kam rregulla, nuk kam limite, nuk kam asgjë. Kur vjen puna te Troi jam njeri tjetër. Kam një komunikim shumë të mirë me Troin që  nuk kam nevojë as t’i bërtas. E din kur gabon, e dinë kur duhet të qetësohet dhe unë jam shumë e bekuar me atë fëmijë.