"Bruno dhe Efi takoheshin për show", Ana Gjini rrëfen të vërtetën
Një nga vajzat më simpatike të show bizit shqiptar, ish-konkurentja e Përputhen Ana Gjini ka qenë e pranishme këtë të premte në emisionin 'Glamour Zone' në Rtv Ora të moderatores Ester Bylyku.
Ndër të tjera Ana, sqaroi dhe një nga pikëpyetjet më të mëdha të publikut.
Ester Bylyku: Bruno dhe Efi kanë dal disa herë bashkë. A je ndjerë ndonjëherë xheloze për Efin?
Ana Gjini: Jo, sepse e dija të vërtetën. Në takime dukeshin të afërt, por në prapaskenë nuk kishin kimi. Kuptova që takoheshin vetëm për show dhe asgjë tjetër.
Ana gjithashtu i bëri një loje Brunos. Moderatorja Ester Bylyku i dërgoi disa foto ku Ana shfaqej duke ndarë puthje e përqafime me një djalë tjetër.
Bruno i tërbuar nga xhelozia u nis për ta kapur mat Anën me djalin që e tradhëtonte.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

