Ekskluzive/ Xhensila Pere: Marinela do të bëjë emër duke përbaltur të tjerët, për mua që aty është dështim!

Xhensila Pere ishte e ftuara speciale e mbrëmjes të së Enjtes në D-Night nga Dajana Shabani. Pas një experience si opinioniste në Love Story, ndër të tjera ajo foli edhe për bujën që bënë deklaratat e Marinela Hysë-s në lidhje me opinionistët e këtij programi dashurie.

Kujtojmë këtu që Marinela Hysa, një nga ish-konkurrentet e Love Story ishte e ftuar në D-Night në RTV Ora, në një intervistë ekskluzive ku i etiketoi opinionistët si aspak në nivelin e saj, ku edhe pse u munduan t’a fundosnin atë, ranë vetë brenda.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por, çfarë mesazhi ka Xhensila për t’i dhënë Marinelës?

Dajana: Si ka qenë situata në Love Story dhe kjo pyetje nuk është për të bërë skup, por mendoj se medalja ka dy anë dhe duhet të dëgjon dy versione. Ne kemi pasur Marinelën, e cila tha se opinionistet e pasdites kryesisht, ishin poshtë meje dhe nuk mund të japë opinion një njeri se nuk di se çfarë është familja. Ke një përgjigje për këtë?

Xhensila Pere: Mesa duket vajza në fjalë bën pjesë te mendësia e komenteve që mund të lexosh, por vajza në fjalë nuk është njësia matëse e nivelit të askujt dhe është e kotë mendoj se minuta kaq të bukura me ty unë t’i konsumoj apo t’i harxhoj në funksion të disa personave që po bëjnë gjithçka për të marrë vëmendje.

Televizioni është shumë i bukur, një gënjeshtër shumë e bukur dhe duhet t’a pranojmë, por pjesa më e keqe që ka televizioni është se marrin kohë njerëz të shumëllojshëm, gjë që ndoshta nuk duhet ta kenë sepse të ndërtosh emër, në fakt kjo është fjalë shumë e madhe, por po e marr në përgjithësi dhe nuk i përket personit në fjalë.

Por, që të bësh emër duke përbaltur të tjerët, për mua që aty është dështim, kështuqë është e kotë për t’a vazhduar si përgjigje.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00.

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: