Një beqare të japë leksione për familje ideale? Xhensila Pere: Rinia shqiptare ka nevojë për shuplaka që t’i sjellë në terezi!

Ajo njihet për natyrën e saj pa komplekse e shumë të drejtpërdrejtë në mënyrën e të thënurit gjërat pa cënuar të tjerët. Xhensila Pere ishte e ftuar në D-Night, në RTV Ora në një intervistë ekskluzive ku na tregoi më shumë për eksperiencën e saj në “Love Story”, por edhe për disa komente dhe situate jo shumë të këndshme, të cilat e shoqëruan rrugës.

E etiketuan si një beqare që nuk ka familje dhe si e tillë ajo nuk mund të japë opinione për një familje ideale. Dhe për këtë Xhensila Pere ka një përgjigje…

Dajana: Të kanë “vrarë” komente të tilla psh se përse duhet të japë opinion kur kjo është beqare dhe nuk ka pasur një familje?

Xhensila Pere: Absolutisht jo sepse unë nuk isha aty rastësisht dhe normalisht ka qenë një staf me regjisore, producente që e kanë parë të arsyeshme që unë të jem aty dhe ndoshta rinia shqiptare le të themi se ka nevojë për disa shuplaka që t’i sjellë në terezi dhe jo për furça që familja ideale është kjo.

Ti mund të kesh një familje, por mund të kesh një familje të shkatërruar dhe është thjesht e bukur në dukje, por nuk është ajo familja që ne jemi mësuar të kemi me harominë e saj, por gjithashtu mund të jesh një vajzë beqare, të paktën për syrin e kamerave se akoma nuk e di askush se çfarë statusi kam unë dhe as që kam ndërmend t’a them.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: