Xing në ceremoninë mbretërore. Mbretëresha e Spanjës dhe fituesja e çmimit me të njëjtin fustan të lirë

Mbretëresha e Spanjës në ceremoninë Merida zbuloi që nuk ishte e vetmja që kishte veshur një fustan bardh e zi, pa mëngë nga një firmë ndërkombëtare veshjesh.

Fustani që Letizia e Spanjës veshi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit që mban dhe emrin e saj, Reina Letizia 2022, kushtonte vetëm 49.5 €. Dhe si për ironi i njëjti fustan ishte veshur dhe nga fituesja e çmimit, profesoresha e të drejtës civile në Universitetin e Seviljes Inmaculada Vivas Tesón.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fustani i përkiste një rrjeti të lirë ndërkombëtar dyqanesh dhe u bë menjëherë qendra e vëmendjes në ceremoni.

Habia e mbretëreshës së Spanjës, kur kuptoi që nuk ishte e vetmja që kishte zgjedhur këtë fustan, u pasua me një të qeshur.

Momenti i sikletshëm gjatë dhënies së çmimit, me fituesen me të njëjtin fustan, u shoqërua me një përqafim të ngrohtë ku nuk munguan as fotografitë që bënë xhiron në rrjet.