Luar shuan dyshimet, ja si është marrëdhënia e saj me modelin në klipin e saj të fundit
E ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, këngëtarja e njohur Luar Arani, ka treguar se si është marrëdhënia e saj me modelin në klipin e saj të fundit, të titulluar “Ami”.
Ajo u shpreh se modelin ne fjalë e ka takuar atë ditë dhe se me të nuk e lidh gjë tjetër përveç momenteve në klip.
Luar: Videoklipi është bërë në Kosovë, afër Ferizajt. Ai është Arbër Kadria dhe është flori. Më vjen gjynah që ka i ka dalë nami si tradhtar, por nuk është tradhtar, por është shumë i qetë. E kam takuar për herë të parë në atë moment. Kemi xhiruar 37 dublin. E kam goditur 37 herë.
E pyetur nga moderatorja nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë, Luar tha: Unë nuk e kam përjetuar që më kanë tradhtuar, por kam pasur tradhti në shoqëri. Mendoj se ka tradhti në shumë prizma”
