Hakmerret Ana Gjini, "puthet" me një djalë tjetër, Bruno shkon ta kapë mat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2022, 22:36
Dy javë mëparë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në Rtv Ora ka qenë Bruno Shemsho, i cili i ka bërë një lojë telefonike të dashurës së tij Ana Gjinit.
Bruno i ka kërkuar të ndahen dhe Ana nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë.
Së fundmi, përballë moderatores Ester Bylyku ka qenë Ana, e cila u shpreh se erdhi në 'Glamour Zone', vetëm për tu hakmarrë ndaj Brunos.
Ester i ka dërguar Brunos disa foto ku Ana shfaqet duke ndarë puthje e përqafime me një djalë tjetër, dhe Bruno nuk e ka përjetuar aspak mirë.
Madje ai shkoi menjëherë në adresën që i dha moderatorja Ester Bylyku, së bashku me një shok për ta kapur mat Anën.
Klikoni videon më poshtë për të parë se çfarë ndodhi:
