"Noizy ka pamje malokshe, do doja një lidhje", Ana Gjini bën zgjedhjen e guximshme
Bukuroshja e ekranit Ana Gjini, ish-konkurente e "Për'Puthen", e cila tashmë është në krahët e Bruno Shemsho, ka zbuluar detaje të ndryshme të jetës së saj private, duke nisur nga jeta familjare e deri tek lidhja me Brunon.
Së fundmi ajo ka përmendur dhe emrin e reperit Noizy.
Ester Bylyku: Nëse nuk do të ishe e dashura e Brunos, me cilin nga djemtë e show bizit shqiptar do të doje të kishe një lidhje?
Ana Gjini: Me Noizyn. Më pëlqen sepse është verior, dhe e tillë jam dhe unë. Ka pamje malokshe (qesh).
Ana gjithashtu i bëri një loje Brunos. Moderatorja Ester Bylyku i dërgoi disa foto ku Ana shfaqej duke ndarë puthje e përqafime me një djalë tjetër.
Bruno i tërbuar nga xhelozia u nis për ta kapur mat Anën me djalin që e tradhëtonte.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

