Ekskluzive/ I tha ‘Moralizuese provinciale dhe e dështuar’ Xhensila Pere ka një mesazh të fortë për Robert Aliaj Dragot
Do themi është bërë shumë e zakonshme teksa shikojmë në studio të ndryshme televizive debate, ofendime dhe provokime nga llojet më të ndryshmet.
I tillë është edhe rasti i Xhensila Peres me Robert Aliaj Dragot, dy opinionistët e Love Story, të cilët sipas gjykimit të publikut secili nga ata ka dhënë një mesazh të fuqishëm për shoqërinë shqiptare dhe një indicie sesi duhet apo nuk duhet të jetë një çift që marrëdhënia e tyre të zgjasë.
Kësaj rradhe në D-Night, në RTV Ora ishte e ftuar në një intervistë ekskluzive Xhensila Pere, ku pas një debati të fortë që kishte me Robertin, tashmë përpos diskutimeve të bëra ato janë edhe në një process gjyqësor. Pavarësisht kësaj, Xhensila zgjodhi t’i thoshtë dy fjalë drejtuar Aliaj-t.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Dajana: Situata me Robert Aliaj duket se ka shkuar si mos më keq, pra nëse kemi një gërricje me pjesëtarët e tjerë, me Robertin ke arritur deri në gjyq. Është e vërtetë kjo? Si nisi gjithçka?
Xhensila Pere: Do t’a prek shumë shkurtimisht dhe përciptazi sepse në momentin që ka një çeshtje gjyqsore nuk dua që të flas ndonjë fjalë që nuk duhet. Ideja është se nisi gjithçka me një status ku z.Aliaj le të themi se miksoi disa gjëra që preku, ceku, cënoi figurën time dhe jetën time personale gjë që besoj nuk është aspak profesionale.
E vetmja gjë që kam kërkuar është se kush është zotëria në fjalë apo kushdo tjetër që mua të më cënojë për jetën time private dhe ndaj quhet private, personale dhe në momentin që unë dua të flas, flasim, por për sa kohë unë dua të hesht është puna ime.
Edhe përsa i përket opinioneve unë nuk mendoj se ka vend për opinion mbi opinionin sepse ai është thjesht një këndvështrimi i imi dhe nuk do të thotë se unë kam të drejtë absolute në atë që thoja.
Asnjëherë nuk kam pretenduar që të flas me absolutizma… që e thotë Xhensila Pere e kjo është e saktë apo është e drejtë.
Situata doli jashtë kontrollit për sa kohë unë u preka personalisht sepse realisht e them me pastërtinë më të madhe në rast se ai do të më kishte ftuar për të folur për anën profesionale, do t’a dëgjoja me shumë kënaqësi sepse unë kam gëzuar respekt shumë të madh për Z.Aliaj, Kristin dhe familjen e tij…u zhgënjeva pa fund që një figurë si e Z.Aliaj të arrinte të cënonte figurën time si një vajzë dhe të familjes time sepse normalisht janë prekur.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

