“Ndihem e pathyeshme”, Dua Lipa lë duhanin, tregon arsyen pse hoqi dorë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka vendosur të heq dorë duhani.

Gjatë një interviste për mediat e huaja, Lipa tha se këtë e bëri për të përmirësuar shëndetin.

 “Kam pasur laringit dhe kjo më bëri të lija duhanin një muaj më herët se sa ishte menduar. Por unë e bëra atë dhe jam përmbajtur, unë e kam këtë gjurmues zakonesh në telefonin tim ku çdo natë shënoj të gjitha gjërat e mira që kam bërë për trupin tim dhe gjërat që kam bërë për veten time”, tha Dua.

Lënia e duhanit i ka sjellë përmirësime në shëndet. Këngëtarja u shpreh se tashmë po konsumon ushqim të shëndetshëm dhe po bën ushtrime për të mbajtur veten në formën më të mirë të mundshme gjatë turneut. 

“Ndjehem sikur kur dal në skenë kam një lloj tjetër besimi dhe, e dini, ndihem shumë e pathyeshme në momentet kur performoj”, u shpreh ajo.