Sara Holms: "Fitoj mijëra euro me fotot në OnlyFans"

Sara Holms, 23 vjeçarja, emri i vërtetë i secilës është Sara de Stefano është mjaft e njohur në rrjetet sociale e sidomos për fotot seksi që ajo poston në platformën OnlyFans.

E ftuar në "Pomeriggio Cinque" Holms foli dhe për shumat që fiton me postimet në OnlyFans.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Fotot e mia nuk janë shumë provokuese dhe fitimet varen nga kreativiteti dhe puna që bëhet në krijimin e ambjentit të fotos", tha ajo.

Me 78 mijë ndjekës në Instagram dhe 10 mijë ndjekës në TikTok Sara tha se siguron të ardhura të konsiderueshme.

"Një person me 500 fansa në Instagram mund të fitojë nga 500 deri në 1000 euro në muaj", tha ajo.

I ftuar në studio ishte dhe Denis Desio, i cili tha se të ardhurat nga kjo platformë mund të jenë shumë më të mëdha.

"Kreatorët në fillim fitojnë shuma që shkojnë mbi 3000 euro në muaj. Me kalimin e kohës, kur ata krijojnë audiencë dhe kanë më tepër ndikim shuma mund të shkojë deri në 10.000 euro në muaj", ka thënë ai.