Rikthehet fuqishëm Luar, zbulon arsyen përse ishte zhdukur për gjithë këto kohë

E ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, këngëtarja e njohur Luar Arani ka thënë që prej 13 vitesh jeton në Berlin të Gjermanisë.  Ajo ka treguar se si ishin fillimet e saj në Gjermani, ndërkohë që është shprehur se me Shqipërinë nuk krahasohet asnjë vend.

Luar: Ja atje në Gjermaninë e ftohtë, nuk e di as vet si arrita të nxihesha pak me udhëtime. Kam qenë 13 vite në Berlin. Në fillim kur ika kisha frikë njerëzit, por kur arrita ishin shumë të qetë, të ndihmonin goxha. Nuk ka si Shqipëria.