“I fundit” në Kiev

Ky është Roman Kovalenko, skateboardisti i fundit i mbetur në Kiev, ndërsa ky vend është sheshi i Paqes i preferuar nga të rinjtë ukrainas, e ndërsa pas 24 Shkurtit u kthye në shënjestrën e parë të sulmit rus.

E ndërsa pushtuesi është larguar nga qyteti, 18 vjeçari Kovalenko i është rikthyer hobit të preferuar, por pa miqtë e tij, në një hapësirë krejt të shkretë, nën qiellin ende me gjurmët e sulmeve raketore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Është një lloj melankolie, ka pak njerëz në rrugë. Ndonëse mund ta ndjej veten si mbret teksa bëj xhiro sikur e gjithë zona është e imja, sërish vetmia është trishtuese. Ajo cfarë ka ndodhur në Kiev është tragjike, kjo kuptohet dhe nga atmosfera në qytet", ka thënë ai.

Megjithatë, i riu shprehet se nuk është i frikësuar, ndonëse gjendet në një vend të sulmuar së paku nga 5 raketa ruse.

"Ndjej se ka një luftë, por nuk dua të kem frikë, duhet të pranojmë fatin! Unë nuk jam në vijën e parë të luftimeve megjithatë bombardimet dhe sinjalet e sirenvae nuk kanë munguar në qytet.Shumica e shkoëve të mij gjednen në Ukrainën perëndimore, atje situata është normale, por është e pamunundur që unë të shkoj atje tani", thotë Kovalenko.

Sheshi i Paqes në qendër të qytetit ishte një vendstrehim i preferuar për skateboardistët dhe adoleshentët sidomos mbrëmjeve.

Të paktën pesë raketa të fuqishme me rreze të gjatë u përplasën në Kramatorsk para lindjes së diellit, në ditën e parë të sulmit rus. I gjithë Kievi u alarmua dhe për pak javë u shndërrua në një gërmadhë, me ndërtesa dhe administrata publike të shkatërruara.

Sipas shefit të policisë kombëtare në Ukrainë, deri në fund të prillit u regjistruan 1 187 civilë të vrarë në qytet nga pushtuesi rus.