Ja video e shpërthimit në hotelin e Havanës
Nga Ora News Përditësimi i fundit 7 Maj 2022, 10:29
Nga shpërthimi në një hotel të Havanës ditën e djeshme, 22 persona raportohen të kenë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur.
Shkak mendohet të ketë qenë një cisterë gazi e vendosur jashtë hotelit "Saragota", në Havanë.
Hoteli tanimë është një gërmadhë ku çdo gjë e tij është shkrumbuar e shkatërruar.
Grupet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë ende për persona që mund të jenë nën gërmadha.