Më 9 maj e gjithë bota sytë nga Moska

Parada ushtarake vjetore e Moskës ka një rëndësi ndryshe këtë vit, me pushtimin që ata po bëjnë në Ukrainë.

9 maji është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin rus. Të hënën do të ketë parada dhe aktivitete ushtarake në të gjithë vendin për të përkujtuar fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste më 1945.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërsa tanket parakalojnë në qytetin e Moskës, kanë filluar dhe spekulimet mbi lëvizjet e ardhshme të presidentit rus Vladimir Putin.

Avionë luftarakë e bombardues fluturuan mbi Moskë në fillim të kësaj jave.

Autoritetet thanë se ajo kishte qenë një provë paraprake, për një paradë madhështore ushtarake që do të bëhet për të festuar Ditën e Fitores.

Ky vit është ndryshe për Rusinë, pasi ajo është sërish në luftë, por këtë herë me fqinjin e saj perëndimor; Ukrainën.