Tentoi të vjedhë me pistoletë lodër lekët në spitalin e Gjirokastrës, në pranga 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi me pistoletë lodër ka tentuar të vjedh paratë në recepsionin e spitalit të Gjirokastrës.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. R.,  banues në Gjirokastër dhe përballet me veprën penale  "Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë".

“Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e spitalit rajonal në Gjirokastër, një shtetas po tentonte ti vidhte një shumë parash recepsionistes, nën kërcënimin e një sendi të fortë, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes profesionale dhe të menjëhershme kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. R., 34 vjeç, banues në Gjirokastër.”-njofton policia.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.