Paskam kërcënuar SPAK sipas non gratave?! Reagon Rama: Për mua e PS rron e punon 100 vjet pa gajle

 Paskam kërcënuar SPAK sipas non gratave?! Reagon Rama: Për mua e
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës për sulme ndaj SPAK, me deklaratat e tij në Asamblenë e PS-së që u mbajt këtë të shtunë.

Në një postim në twitter, ai shkruan.

"Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAK-un sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t'i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi!"

Sipas Ramës, sa për atë dhe PS,"SPAK rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur".

Por ai shton se nuk kanë për të mbyllur gojën që SPAK të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht.

"Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!"