Çmenduri për një biletë në Tiranë. Radhë të gjata në Romë, fluturimet 400 euro
Në Romë kanë nisur ethet për finalen e 25 majit. Pas kualifikimit për sfidën e Tiranës me Feynoord, ka nisur puna nga klubi për shitjen e biletave.
166 bileta do të shkojnë për tifozët që ishin të pranishëm në transfertën e Norvegjisë në tetor. Ndërkohë, klubi ka organizuar një lotari për një pjesë tjetër të 6000 biletave që ka në dispozicion dhe radha ka shkuar deri në 5mije persona.
Ka nga ata që e kanë blerë tashmë një biletë por çmimet do të shumëfishohen deri në 450 euro. Edhe fluturimet direkte ne Tiranë kanë shkuar deri në 400 euro ndërsa vendet në avionë janë drejt ezaurimit dhe shumë tifozë mendojnë për rrugë alternative me ndalesa por edhe me makinë deri në Baris dhe më pas me traget deri ne Durrës.
Në Tiranë pritet të vijnë disafish më shumë tifozë italianë se sa biletat në dispozicion të klubit.