Rregulli i çuditshëm/Pilotët e F1 duhet të veshin të brendshme...metalike
Ndyshim radikal në rregullat e veshjeve të pilotëve të Formula 1. Ata nuk duhet të veshin më mbathjet sintetike sipas dëshirës por të brendshme të personalizuara për arsye sigurie. Mbathjet e reja të detyrueshme do të jenë të përbëra me një material metalik për të evituar djegjet e rënda dhe për të lehtësuar nxjerrjen e pilotëve nga makinat në raste aksidentesh.
Rregulli i ri ka hyrë në fuqi që nga gara e kësaj fundjave në Miami, ku pilotët duhet të veshin gjithastu edhe doreza dhe vëshje të veçanta poshtë kaskës dhe çorape të përbëra nga material i përzgjedhur dhe ndoshta jo shumë komod por kundër zjarrit.
Rregull që nuk është pritur aspak mirë por i nevojshëm dhe të vetmit që do të bëjnë përjashtim ata që paraqesin raport mjekësor ku justifikohet veshja e të brendshmeve të pambukut ose sintetike.
