Mariupol FC nuk dorëzohet. Pas luftës ëndërron pjesëmarrjen në Europa League
“Kur të mbarojë lufta do të rikthehemi më të fortë se më parë”. Ky është premtimi që bën zv-presidenti i skuadrës që përfaqëson qytetin më të përfolur të momentit. Andriy Sanin beson se FC Mariupol do të jetë një skuadër konkurruese pas luftës që duket sikur ka nisur që prej shumë vitesh.
Edhe pse nuk ka një qytet që ta mbështesë pasi i vjetri është kthyer në rrënoja, FC Mariupol synon të marrë pjesë sa më shpejt në kupat europiane. Klubi ka pasur projekte shumë ambicioze që mbështeteshin te stafi i shkëlqyer dhe akademia moderne por edhe një nga komplekset sportive më të mira të Ukrainës.

Sanin jetonte në qytetin bregdetar që prej vitit 2017 dhe siç ai rrëfen, gjithçka shkonte mirë deri në momentin që rusët sulmuan dhe dalëngadalë qyteti mbeti i shkretë.
“Shkova në fshatrat më të afërt për të kërkuar ndihmë dhe pasi u lodhem duke iu fshehur plumbave dhe bombave, vendosëm që të flinim të gjithë sëbashku në të njëjtën dhomë pasi nëse do të shkonim në qiell duhej të ishim të gjithë bashkë”, rrëfen numri 2 i klubit, sipas të cilit, ëndrra e FC Mariupol është pjesëmarrja në Europa League. Asnjë nga lojtarët nuk i ka përjetuar tmerret e luftës pasi në datën 24 shkurt skuadra ishte e grumbulluar në Turqi dhe pasi shkoi në aeroport, mësoi se fluturimi për në Ukrainë ishte anulluar.
“Nuk kemi arritur të përmbushim impenjimet tona financiare por kemi likujduar pagat e shkurtit e të marsit për pjesën më të madhe të punojësve të klubit. Jam i binddur se Mariupol është i lidhur pazgjidhshmërisht në të ardhmen me Ukrainën dhe jo me Rusinë. Vendi jonë do të mbijetojë dhe do të rindërtojmë gjithë qytetin. Do të jetë më i bukur se më parë dhe nuk arrij ta imagjinoj një Mariupol me futbollin”, thekson Sanin.
