Nga Nancy në Marseille, tifozët e Feynoord “paralajmërojnë” policinë shqiptare
Nuk do të jetë aspak e lehtë për policinë shqiptare situata përpara gjatë dhe pas finales së 25 majit. Tifozët nga Rotterdam-i njihen në mbarë Europën për agresivitetin e tyre dhe këtë e kanë treguar në disa vende gjatë tre dekadave të fundit.
Nancy 2006, Romë 2015 dhe Marseille 2022 janë disa nga precedentët më të dhunshëm të mbështetësve bardhekuq, gjithashtu problematikë edhe në Holandë, veçanërisht në sfidat derbi me Ajaksin.

Në vitin 2006 në Nancy, mbështetësit nga Roterdami shkaktuan trazira të dhunshme në stadium dhe jashtë tij aq sa e detyruan UEFA-n ta përjashtonte klubin nga kupat europiane në sezonin 2006-2007.

9 vite më vonë, ata vandalizuan një nga zonat më piktoreske të Romës. Në 19 shkurt të 2015-ës shkatërruan një shatërvan të shekullit të 17 në Barcacci. 6 prej tyre u dënuan nga 3-8 vite heqje lirie nga drejtësia italiane. Dëmet që shkaktuan në Romë u llogaritën në vlerën 5.2 mln. Euro.
