Agimi, djali nga Shkupi që ngriti flamurin shqiptar edhe në “Mekën” e futbollit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2022, 09:56

Jeton dhe punon në Gjermani por zemra e tij rreh për Shqipërinë. Quhet Agim dhe është një tifoz i thekur i Realit të Madridit. Jo më kot kishte marrë rrugën nga Frankfurti për në Madrid, bashkë me një flamur kuqezi i riu me origjinë nga Shkupi.
U shpëtoi rojeve të sigurisë dhe në sprintin e jetës së tij arriti të fitonte dy trofe të rëndësishëm. Takimin edhe pse për pak sekonda me idhullin Karim Benzema dhe valëvitjen e flamurit më të bukur në botë në “Mekën” e futbollit.
Agimi ia doli mbanë në misionin e tij. Djali me origjinë shqiptare i dha ngjyra kuqezi një mbrëmjeje që edhe pa flamurin shqiptar mund të konsiderohej shpektakolare.

