Ja bukuroshja që i ka “shënuar gol” Mbappe-së (Fotot)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2022, 13:45
A e ka gjetur dashurinë e jetës Kylian Mbappe? Sipas revistës izraelite "Pnai Plus", sulmuesi 23-vjeçar francez ka nisur një histori me bukuroshen nga Lindja e Mesme, Aviv Sarah Meiri.
Bëhet fjalë për një studente 29-vjeçare me të cilën lojtari i PSG ka rënë në dashuri dhe po kalon një periudhë të ëmbël në jetën e tij private.

Nuk janë fotografuar asnjëherë bashkë dhe madje nuk e ndjekin njëri-tjetrin as në rrjetet sociale por gjatë ditëve të fundit, modelja ka vizituar Parisin duke hedhur hije të mëdha dyshimi.

