Basketbollistja amerikane është “peng” i Moskës. SHBA kërkon negociata për lirimin e shtatëlartes

Departamendi Amerikan i Shtetit del me një qëndrim zyrtar në lidhje me basketbollisten amerikane Brittney Griner, të burgosur në Moskë.

Sipas diplomacisë amerikane, shtatlartja që në ditët e para të luftës së Ukrainës tentoi të larghej nga Moska, është arrestuar në mënyrë të padrejtë dhe po mbahet gjithashtu padrejtësisht në burg. Autoritetet policore ruse kanë një qëndrim zyrtar që lidhet me një sasi droge që sipas tyre iu gjet basketbollistes, e cila shumë shpejt pritet të dalë përpara gjykatës.

Në vendimin e fundit, DASH e ka futur emrin e basketbollistes në listën e posaçme presidenciale të pengjeve për ta trajtuar ndalimin e saj si të tillë.

Tashmë që Griner cilësohet “peng” nga amerikanët, ata mund të hyjnë në bisedime për të negociuar lirimin e saj, gjithmonë nëse Rusia do ta pranojë këtë variant por për momentin është shumë e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë.