Zhgënjen Leipzig, Rangers-Eintracht në finalen e Europa League (Video)

Shuhen përfundimisht shpresat për një finale të gjithën gjermane në UEFA Europa League pasi Rangers regjistroi një nga mbrëmjet më fantastike të historisë 120-vjeçare të këtij klubi, duke mposhtur në mënyrë surprizë në gjysmëfinale, Leipzig dhe duke kthyer në favor disavantazhin e humbjes së parë.

Skocezët e bindjeve protestante dhe mbështetës të Unionit, kaluan 3-1 Leipzig që zhgënjeu në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe largohet me kokën ulur nga një kompeticion që synonte ta fitonte me çdo kusht.

Në finalen e datës 18 maj që do të luhet në stadiumin e Sevillas, “Ramon Sanchez Pizjuan”, Rangers gjen skuadrën më bindëse të këtij edicioni, Erintracht Frankfurt. “Shqiponjat” e mbyllën që në pjesën e parë praktikën kualifikim pasi shënuan një gol të shpejtë ndaj West Ham duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 3-1 dhe me një lojtar më shumë gjatë pjesës më të madje të ndeshjes, arritën ta menaxhonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Borre ishte autor i golit që erdhi menjëherë pas të kuqit të Cresswell dhe në këtë mënyrë, skuadra gjermane do të kërkojë trofeuin e dytë kontinental përballë një prej klubeve më të vjetër të Europës.