Ju flet Moska-Pse "Lavdi Ukrainës" (ide perandorake) dhe jo "Rroftë Ukraina"?!
Seanca plenare ku presidenti i Ukrainës ju drejtua Kuvendit shqiptar me një fjalim ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Kur presidenti i Ukrainës Zelensky foli para disa ditësh për Kuvendin e Shqipërisë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla në përfundim të fjalës së saj tha parullën "Lavdi Ukrainës!"Është një parullë me të cilën presidenti Zelensky përmbyll çdo fjalim të tij dhe tashmë në Ukrainë është përshëndetje zyrtare me ligj. Kjo është një parullë që po përdoret shumë edhe nga liderët perëndimorë, e ka përdorur i pari Bill Klinton gjatë vizitës në Ukrainë në 1995, sot e përdorin shumë të tjerë. Por ka një gjë interesante që shtetet kanë formula vetëlartësimi , por në përgjithësi për të uruar jetëgjatësi. Por Lavdi shtetit me emrin përkatës thonë perandoritë, është një ide perandorake.

