NJOFTIM ME RENDESI/ Rruga e Rinasit kthehet me dy sense, apel për drejtuesit e mjeteve që vijë nga veriu
Autoriteti Rrugor Shqiptar merr vendim për kthimin në gjëndje të mëparshme të Rrugës së Rinasit.
Qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
Ata bëjnë apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.
Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.
Vendimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar për kufizimin e lëvizjes vetëm me një sens drejt aeroportit shkaktoi protestën e banorëve të Rinasit të cilët për 4 ditë bllokun rrugën.