Policia mësyn Kurbinin për të ndaluar kultivimin e kanabisit

Në kuadër të operacioneve  policore antidrogë të koduara "Gjormi" dhe "Fushë Malbardhë" janë arrestuar dy persona në Kurbin .

Në fshatin Gjormë,është arrestuar Ardjan Paja pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Gjithashtu  është arrestuar  Erjon Haxhiu 51 vjeç, banues në fshatin Fushë Malbardhë. "Gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 320 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë", informoi sot policia e Kurbinit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".