"Të kemi votuar me burrni! Është turp! Hape rrugën! " Thirrja e banorëve të Rinasit drejtuar Ramës. Protesta sot në ditën e katërt

 

Ora 10:35 IA DOLEN! ARRSH kthen rrugën e Rinasit me dy sense lëvizjeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar merr vendim për kthimin në gjëndje të mëparshme të Rrugës së Rinasit.


Ora 10:22 "Të kemi votuar me burrni! Është turp! Hape rrugën! " Thirrja e banorëve të Rinasit drejtuar Ramës. Protesta sot në ditën e katërt

Banorët e Rinasit protestuan në ditën e katërt në radhë kundër vendimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për kufizimin e lëvizjes vetëm me një sens drejt aeroportit. Ata bllokuan rrugën të ulur këmbënkryq.

Disa prej protestuesve thonë se janë kërcënuar me largim nga puna nëse do të dalin sot në protestë.

“I është bërë presion dhe i kanë kërcënuar me largim nga puna” thotë një protestues.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nesër do të lidhemi me zinxhirë thotë një protestues ndërkohë që një tjetër I kujton Ramës se e ka votuar ndërkohë që ai po i vështirëson jetesën.

“Është turp. Të kemi votuar me burrni. Na hap rrugën. Lëri klanet e tua. Respekte kryeministër!" Tha një tjetër banor.

Sot në ditën e katërt në mbështetje të banorëve kanë ardhur dhe disa deputetë demokratë, si Oerd Bykylbashi.

Autoriteti Rrugor ka urdhëruar që nga 1 Maji, që lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga aksi Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, ndërsa kthimi të bëhet përmes vorës.