Ukrainë: Luftë e dhunshme në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, 30 fëmijë të bllokuar

"Lufta të dhunshme" po zhvillohen në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Këtë e ka konfirmuar në TV ukrainas kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, cituar nga Guardian.

Boichenko, raportoi në TV ukrainas se kontaktet me luftëtarët e Kievit në fabrikën e çelikut Azvostal në Mariupol kanë humbur.

Ndërkohë, Kremlini ka mohuar se forcat ruse kanë nisur një sulm ndaj uzinës.

"Urdhëri është dhënë publikisht nga komandanti i përgjithshëm (Putin) për të anuluar çdo sulm. Nuk ka asnjë sulm," tha zëdhënësi i Kremlinit Peskov, duke argumentuar se forcat e Moskës po rrethojnë vendin dhe po ndërhyjnë vetëm për të "ndaluar shpejt sulmin.

Deputetja ukrainase Kira Rudik tha se kishte ende 30 fëmijë në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar të Mariupolit në jug të vendit.

Rudik tha se kishte të paktën 20 përpjekje të pasuksesshme për të evakuuar njerëzit nga uzina e çelikut.

Sipas deputetet të Kievit, objektivi kryesor tani është të bëhet një vlerësim i të gjithë fëmijëve që janë ende në fabrikë, së bashku me gratë, të moshuarit dhe ushtarët e plagosur.

“Hapi më i ndërlikuar ka të bëjë me ushtarët e plagosur sepse Rusia nuk i lejon të dalin jashtë.”

Rudik në fund saktësoi se dje 156 persona arritën të largoheshin nga qyteti për të mbërritur në Zaporizhzhia.