Papa Françesku: Putin nuk ndalet, jam gati ta takoj në Moskë

"Putin nuk ndalet. Jam gati ta takoj në Moskë. E në Kiev tani për tani nuk shkoj".  Kjo është deklarata e bërë sot nga Papa Francesku gjatë një intervistë të dhënë në të përditshmen italiane Corriere della Sera, ku shprehet i shqetësuar për zhvillimet e luftë mes Rusisë e Ukrainës.

Ati i shenjtë shprehet pesimist se prej javësh sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, po punon në rrugë diplomatike për të arritur të paktën armëpushimin.

Papa Françesku rrëfen se është gati të shkoj në Moskë.

"Në ditën e parë të luftës kam telefonuar Zelenskyn", thotë ai, por nuk kam telefonuar Putin. E kam dëgjuar për herë të fundit në dhjetor për ditëlindjen e time e pak ditë më parë bëra një gjest që të shihej në të gjithë botën, takova Ambasadorin rus në Itali e i thashë: Të lutem ndaluni!"

"Më pas, thotë Papa Françesku, i kërkova kardinalit Parolin t'i përcjellë Putin mesazhin se jam i gatshmë të shkoj në Moskë."

Në intervistën e tij Ati i Shenjtë shpreh mendimin e tij mbi raportin NATO-Kremlin, e përpiqet të analizojë rrënjët e motivin e këtij konflikti, kaq brutal.

"NATO nuk provokoi konfliktin, por e ka lehtësuar po", thotë Papa Françesku duke shtuar se "ndoshta leja e NATO-s në duart e Kremlinit, çoi Putin të reagoj kaq keq e kaq ashpër."

Mbi raportin me Kishën Ortodokse Ruse, Papa Françesku ka rrëfyer se ka zhvilluar një takim në zoom me patriarkun rus Kirill, të cilit i ka kujtuar se klerikët nuk janë misionarë të shtetit e se nuk duhet të përdorin gjuhën e politikës, por atë të Zotit.

"Për paqen, shprehet Ati i Shenjtë, nuk ka vullnet të mjaftueshëm", por shton se kur ka takuar Orban, ai i ka thënë se "rusët kanë një plan që më 9 maj do të marrë fund gjithçka."

"Uroj të jetë kështu, thotë Papa Françesku, e mund të kuptojmë dhe shpejtësinë e përshkallëzimit të ditëve të fundit, sepse tashmë nuk është vetëm Donbas, por dhe Krimea e Odesa."

"Unë jam pesimist, thotë Papa Françesku, por duhet të bëjmë çdo gjest të mundshëm që lufta të ndalet".