Erebara: Qeveria i dha një kafene një ndërtuesi të madh në vend në Butrint, sot ka falimentuar
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Gjergj Erebara tha se ministria e Kulturës ka dhënë koncesion për një kafe në Butrint për një kompani ndërtimi.
Ai tha se kjo kafene sot është e falimentuar, por theksoi se ky është niveli i respektit për Butrintit nga ana e qeverisë.
Erebara: Para dy vitesh një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në vend kërkonte një koncesion për një kafene në Butrint. Imagjino se çfarë banaliteti. Ministria e Kulturës investohet dhe e jep këtë koncesion me një sherr të madh në kuvend për të bërë një kafe që të shiste një ujë 1.2 euro. Gjithë halli i Butrintit, gërmimet dhe mbrojtja e monumenti degjeneron këtu.
Ajo kafeneja është e mbyllur sot, por blloku i betonit është aty në Akropolin e qytetit. Kaq është respekti i qeverisë për Butrintit sa u investua për një kafene. E kuptoj që një fshatar mund të ndërhyjë atje të drejtori që të shesë patatina, por jo kjo. Nuk e kuptoj në këtë rast pse i duhet një plan biznesi një vend që ka nevojë për plan menaxhimi sepse nuk është biznes.

