Tare: Në SHBA parqet kombëtare menaxhohen nga ministria e mbrojtjes, nuk ka fondacione të huaja
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, historiani Neritan Ceka u shpreh se në SHBA parqet kombëtar e menaxhohen nga ministria e mbrojtjes.
Ai tha se pse vjen AADF në Shqipëri për t’i ndryshuar konceptin bazë që ka menaxhimi i parqeve në SHBA, në rastin e Butrintit.
Tare: Në SHBA parqet kombëtare menaxhohen nga ministria e mbrojtjes. Nuk ka fondacione të huaja që menaxhojnë këto parqe kombëtare. Si vjen AADF në Shqipëri për t’i ndryshuar konceptin bazë që ka menaxhimi i parqeve në SHBA. Është propozuar edhe në ShBA për t’i dhënë bizneseve licenca për të shitur në parqe, por u tërhoqën.
Parqet kombëtar e kanë si qëllim edukimin e publikut dhe kjo kushton e këtë duhet ta përballojë shteti. A duhet të ketë biznese brenda parkut të Butrintit? Në planin që kemi bërë ne kemi thënë se patjetër që duhet të ketë, por të jenë në funksion të parkut.

