Si ka ndryshuar mbrëmja e maturës/ Dikur 8000 lekë, sot më shumë se 50 mijë lekë shpenzime!

Mbrëmja e maturës është një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e një adoleshenti.

Është mbrëmja ku festohet jo vetëm kalimi nga një cikël shkollor në tjetrin ,por edhe mbrëmja që mbyll një etapë të rëndësishme të jetës, etapa më e bukur më e çmendur etapa e ëndrrave që pret ti bësh realitet.

Etapa e një moshe ku energjia dhe pasioni për t’u realizuar tek individi është i jashtëzakonshëm.

Të ftuara në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, psikologia Arjana Muçaj, mësuesja Fatjona Durollari dhe maturantet Viola  Hoxha  dhe  Erma Mici ndanë me ndjekësit emocionet dhe kujtimet e kësaj mbrëmjeje.

Erma Mici: E kemi nisur përgatitjen që në fillim të vitit. Përgatitemi si për provimet dhe për mbrëmjen e maturës.

Arjana Muçaj: Nuk është ndarje me thikë. Në atë moshë pra në moshën 18-vjeçare merr përgjegjësi më të mëdhaja. Është e vështirë tu mësosh maturantëve atë cakun. Syri i mësuesit ka qenë kudo gjatë tri viteve, por në mbrëmje duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

Fatjona Durollari: Nxënësit mezi e presin mbrëmjen e maturës. Marrëdhënia mësues-nxënës ka ndryshuar me kohën.  Në atë natë ka ndryshime të dukshme, që nga mënyra si prezantohen. Kjo është nata e fundit e jona me ta.

Viola Hoxha: 80 mijë lekë të vjetra mund t’i llogarisim vetëm për make up. Pjesa tjetër llogaritet më vete. Llogaritja ime shkon 500 mijë lekë të vjetra minimumi.

Erma Mici: Nuk kam bërë përllogaritje të saktë. Është një nga eventet më të shtrenjta në fakt.