Aksident i rëndë rrugor në Drenas, vdes një grua dhe një fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2022, 19:37
Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku afër Drenasit.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se dy persona kanë vdekur pasi dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Gllobar.
Të vdekur janë një grua dhe një fëmijë, trupat e të cilëve janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit së bashku me mjekët nga QKMF në Drenas.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Drenas-Skenderaj, jo larg qytetit.
