Gafa e Albin Kurtit, kërkon futjen e Kosovës në organizatën ku është anëtare nga viti 2015

Kryeministri Albin Kurti, është kryqëzuar nga mediat në Kosovë pas gafës së lëshuar sot në mbledhjen e qeverisë, duke propozuar anëtarësimin e vendit në një organizatë ndërkombëtare, pjesë e të cilës është prej dhjetorit 2015.

Në mbledhjen e së shtunës, Kurti propozoi që të shqyrtohet nisma për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventës së Parisit.

Dokumentet e anëtarësimit në këtë Byro ishin nënshkruar nga Hashim Thaçi.

“Një të tillë do ta shqyrtojmë tani në mbledhjen e Qeverisë, atë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo aderimin në Konventën e Parisit që ka për qëllim përfundimtar faktorizimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare përmes prezantimit të burimeve njerëzore, kulturore dhe potencialeve ekonomike si dhe avantazheve për investime në vendin tonë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Propozimi i Kurtit, i cili fillimisht u bë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është votuar me shumicë votash nga ministrat, që duket nuk se nuk janë të informuar as për organizatat ku bën pjesë Kosova.