Kurti dhe Vuçiç javën tjetër në Berlin, takime me kancelarin gjerman Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të pres në takime kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 4 maj, ka njoftuar Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Qeverisë Federale gjermane.

"Kancelari Olaf Scholz, do të mirëpres kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Kancelarinë Federale në orën 15:00 të datës 4 maj" thuhej në njoftim.

Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi i mëtejshëm mbi luftën dhe agresioni rus kundër Ukrainës, si dhe për çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Në një takim tjetër të ndarë kancelari gjerman Scholz do të presë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u takuan për herë të parë më 15 qershor të vitit 2021 në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit ndodhi më 7 korrik 2021 dhe që atëherë nuk ka pasur takime të reja në nivel të lartë.