“Ngjarje e rëndësishme në historinë e Shqipërisë”, Shehu uron Abazoviçin: Zgjedhja e tij Kryeministër përbën pikë kthese në rajon

Kreu i FRPD, Sali Shehu, ka uruar Dritan Abazoviçin, për postin e Kryeministrit në Mal të Zi.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai shkruan se zgjedhja e shqiptarit në krye të qeverisë së Malit të Zi është një ngjarje e rëndësishme në historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit.

Sipas tij zgjedhja e tij Kryeministër përbën një pikë kthese në rajonin ku çështjet e minoriteve vazhdojnë të jenë ende një tabu.

Zgjedhja e tij Kryeministër sipas Shehut,  përbën një pikë kthese në rajonin ku çështjet e minoriteve vazhdojnë të jenë ende një tabu. 

Postimi: 

Të dashur Miq!

Mbrëmë në darkë me propozim të presidentit Gjukanovic, parlamenti i Malit të Zi votbesoi Dritan Abazovicin si  Kryeministër te Malit të Zi. Ky është një lajm i gëzuar dhe inkurajues për të gjithë Shqiptarët, jo vetem per ata qe jane shtetas te Malit të Zi.

Madje pa rezerva e them qe kjo është ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit pas pavarësisë se Shqipërise dhe pavarësisë së Kosovës!

 Dritan Abazoviçi spikati në skenën politike si një politikan largpamës, me një qëndrim të qartë perëndimor. Zgjedhja e tij Kryeministër përbën një pikë kthese në rajonin ku çështjet e minoriteve vazhdojnë të jenë ende një tabu. Ky eshtë patjetër një shembull që duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera ne rajon, madje edhe ato vende që janë anëtare të BE.

Kjo konfirmon edhe një herë faktin që shqiptarët janë një busull e përhershme në rrugën e përbashkët të vendeve të rajonit tonë drejtë BE. I urojmë Dritan Abazovicit dhe të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi. Suksese në detyrën e re.