Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, 1 viktimë e 1 i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2022, 22:41
Një person ka humbur jetën dhe 1 tjetër ka mbetur i plagosur në Klinë të Gjakovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se për momentin nuk ka të arrestuar dhe se po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Mësohet se viktima ka humbur jetën në spital.
“Në 20:43, policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohësh. mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”.
