Zjarri në Filipine vret tetë persona, gjashtë prej tyre fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2022, 11:21
Tetë persona, gjashtë prej të cilëve fëmijë, kanë vdekur pasi një zjarr përfshiu shumë shtëpi pranë kryeqytetit të Filipineve, Manila.
Zjarri, i cili filloi orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka shkatërruar gjithashtu 80 shtëpi.
Zjarri filloi në katin e dytë të një shtëpie në një vendbanim të mbushur me njerëz brenda kampusit të gjerë të Universitetit të Filipineve, në Quezon City.
Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.
Filipinet janë një nga vendet me popullsi më të dendur në botë, dhe kryeqyteti i saj ka një numër të madh banorësh për kilometër katror. Mijëra njerëz jetojnë në komunitete të mbipopulluara ku zjarret janë të zakonshme.
