Hipi mbi trafikndarësen, policia i heq lejen e drejtimit për 1 vit shoferit dhe e gjobit me 15 mijë lekë

Policia e Tiranës ka gjobitur me 15 mijë lekë një drejtues mjeti pasi ka bërë manovra të rrezikshme dhe ka tentuar të kapërcejë trafikndarësen.

Videoja është publikuar në mediat sociale, ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e shoferit, duke i hequr edhe lejen e drejtimit për një vit.

“Në kuadër të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, në datën 01.05.2022 nëpërmjet rrjeteve sociale, është publikuar video e mjetit me targa  AA 199 PI ku drejtuesi i mjetit bënte manovra të rrezikshme dhe tenton të kapërcejë trafikndarësen. Falë punës intensive të mirë organizuar u bë e mundur gjetja dhe ndalimi i mjetit së bashku me drejtuesin e mjetit shtetasi N.S.

Për kundërvajtjen e kryer ndaj mjetit u vendos masa administrative referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar neni 174 paragrafi 1 me vlerë 15000 (Pesëmbëdhjetë mijë) lekë, pezullimi i lejes së drejtimit për 1 (një) vit si dhe ndalimi administrativ i mjetit!” – njofton policia.