Durrës, identifikohet personi që u gjet i mbytur në det, ishte me epilepsi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Një qytetar i moshës 62-vjeçare është i pajetë, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në det, pasi vuante nga epilepsia.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me një shtetas  të paidentikuar që u gjet i mbytur në det, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve u bë i mundur identifikimi i trupit të pajetë, shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Durrës (i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë). Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në det." - njofton policia.