Nesturi: Nuk po shohim ide dhe lidership të ri në PD, e ardhmja e partisë në diskutim

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Plator Nesturi u shpreh se partia evoluon me ide dhe lidership të ri, gjëra të cilat nuk po i shohim në PD.

Ai tha se  mënyra se si po bashkohet PD-ja apo po imponohet kjo gjë nga një palë, atëherë vihet në diskutim e ardhmja e partisë.

Nesturi: Së pari partia evoluon me ide dhe lidership të ri, gjëra të cilat nuk po i shohim në PD. Kjo e vë në diskutim të ardhmen. Mënyra se si po bashkohet apo po imponohet kjo gjë, atëherë vihet në diskutim e ardhmja e partisë. Do të ketë shumë pasojë në disa sfera.

Ne nuk e dimë ende se si do të jetë kjo gjë. PD-ja nuk po tregon se është një organizëm i gjallë dhe që i përshtatet kohës. Po mbahet peng i figurave të caktuara, atëherë nuk është një parti me të ardhme. Momenti i presidentit mund të ishte një moment.