Plani i Putinit për të ndarë Evropën mbi furnizimet me gaz
Rusia mbylli rubinetet e gazit sot dhe televizioni shtetëror e shijoi momentin.
Gazprom, njoftoi prezantuesi televiziv këtë mëngjes, ka shkurtuar furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë pasi vendet refuzuan të paguanin në rubla.
Vladimir Putin e di se Evropa mbështetet në energjinë ruse. Por atij i duhen të ardhurat – edhe nga vendet që ai i konsideron si jomiqësore.
Vlerësohet se vetëm në janar këto vende – përfshirë Gjermaninë dhe Poloninë – kanë paguar 6 miliardë dollarë për gazin e tyre.
Kjo është arsyeja pse – pavarësisht kërkesës publike të Putinit që ata të paguajnë në rubla – realiteti është më kompleks.
Vendet mund të paguajnë në euro ose dollarë, por vetëm nëse hapin llogari bankare ruse, të cilat më pas konvertojnë monedhën dhe bëjnë pagesën përfundimtare.
Mendohet se disa vende i kanë hapur ato llogari, me ministrin e jashtëm të Hungarisë që konfirmoi më herët se kjo është mënyra se si vendi i tij do të bënte pagesën e radhës.
Duket se Putini është pa dyshim i etur për të bërë presion - dhe përçarë - Evropën si hakmarrje për mbështetjen e saj për Ukrainën.
Sipas analistëve ndërkombëtarë kjo është një taktikë e cila, duke pasur parasysh dështimin e BE-së për të rënë dakord për një embargo të koordinuar të energjisë, duket se ka pasur sukses të paktën pjesërisht.
