Ramës i ndodh sërish, ezani i ndërpret komunikimin me medien: Është natë e mirë

Kryeministrit Edi Rama i ndodhi sërish. Në salla të mbyllura apo ambjente të hapura do ketë pothuajse gjithmonë diçka që të interferojë gjatë fjalës së tij.

Komunikimin me gazetarët jashtë dyerve të selisë në mblyllje të mbledhjes me Kryesinë ja pengoi për disa sekonda muzika.

"Mund ti thuash që këtë kolonën zanore ta ruajë për në fund të konferencës që të ngrihet pak tempi?"

Por sapo mendoi se e zgjidhi këtë problem, fjalimi nuk vazhdoi gjatë.

Ishte koha e thirrjes së  Ezanit për hapjen e iftarit. Mikrofonat u ulën.

"Është natë e mirë" tha ai.

Rama dhe gazetarët pritën në heshtje duke parë njëri-tjetrin në sy.

Por ndërkohë muzika që e shqetësoi në nisje u dëgjua sërish  pas krahëve të tij.